Ndërlidhjet

Ish-shefi i CIA-s rrezikon të paditet


David Petraeus

David Petraeus

FBI dhe prokurorët e Departamentit të Drejtësisë kanë rekomanduar që të ngrihen padi kundër ish-shefit të CIA-s, David Petraeus, njëherësh ish-gjeneral i forcave të armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Kjo, pasi Petraeus dyshohet se i ka dhënë informacione të klasifikuara një gruaje, me të cilën ka pasur aferë.

E përditshmja New York Times citon zyrtarë në kushte anonimiteti të kenë thënë se Deparatmenti i Drejtësisë ka hetuar nëse Petraeus i ka dhënë Paula Broadwellit qasje në emailin e tij të CIA-s dhe informacione të tjera të klasifikuara.

Broadwell ka pasur aferë me Petraeusin derisa ka qenë duke shkruar biografinë e tij.

Petraeus, i cili ka dhënë dorëheqje si drejtor i CIA-s në vitin 2012, pasi afera e tij është bërë publike, ka thënë se nuk i ka dhënë informacione të klasifikuara Broadwellit.

Petraeus ka qenë komandant i Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë në Afganistan para se të bëhej shef i CIA-s më 2011.

XS
SM
MD
LG