Ndërlidhjet

Romney mendon të rikandidojë për president


Mitt Romney
Mitt Romney

Ish-kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney, ka thënë se është duke shqyrtuar sërish kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë, më 2016.

Romney, i cili ka humbur kundrejt presidentit Barack Obama më 2012, ka thënë në një takim të donatorëve financiarë se është duke menduar të kandidojë, por nuk ka dhënë afate kohore se kur do të marrë vendimin.

Janë mbi dhjetë kandidatë të mundshëm republikanë për president, por deri më tash asnjëri nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën.

XS
SM
MD
LG