Ndërlidhjet

logo-print

SHBA kërkon vigjilencë nga qytetarët


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka lëshuar një paralajmërim global të udhëtimit për qytetarët e saj, pas sulmeve të fundit terroriste në Francë, Australi dhe Kanada.

Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë përmes një deklarate se këto sulme, pa marrë parasysh nëse lidhen me subjekte terroriste apo autorë idividualë, i kujtojnë amerikanët për nevojën që të jenë vigjilentë.

Deklarata u bën thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm edhe në Shtetet e Bashkuara, edhe jashtë.

Ajo vë në dukje masakrën në revistën satirike në Paris, pengmarrjen vdekjeprurëse në Sidnej dhe të shtënat në Parlamentin e Kanadasë.

Deparartamenti i Shtetit kërkon nga qytetarët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm në ngjarje sportive dhe atraksione turistike.

XS
SM
MD
LG