Ndërlidhjet

Një 10-vjeçare kryen sulm vetëvrasës në Nigeri


Militantët e Boko Haramit në Nigeri
Militantët e Boko Haramit në Nigeri

Së paku dhjetë njerëz janë vrarë pasi një vajzë, e cila besohet të ketë qenë 10 vjeçe, ka hedhur veten në erë në një treg në Nigeri.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Maiduguri, ka konfirmuar Kryqi i Kuq.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi Boko Haramin.

Ky grup militant lufton për të përmbysur qeverinë dhe për të krijuar shtet islamik në Nigeri.

Ai ka marrë përgjegjësinë për disa sulme me bomba, vrasje dhe rrëmbime.

XS
SM
MD
LG