Ndërlidhjet

Talibanët marrin përgjegjësinë për sulmin në xhami


Pakistan

Pakistan

Një fraskion i talibanëve pakistanezë ka marrë përgjegjësinë për sulmin vetëvrasës në një xhami shiite në qytetin Ravalpindi, i cili ka vrarë shtatë persona.

Sulmi ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, pasi një numër i madh i njerëzve janë mbledhur në xhami për një ngjarje fetare.

Një zëdhënës i fraksionit Jamart-ul-Ahrah, ka thënë se grupi i tij ka kryer sulmin dhe është zotuar për sulme të tjera kundër “armiqve të Islamit”.

Pakistani ka forcuar ofensivën kundër talibanëve, prejse ata kanë sulmuar një shkollë më 16 dhjetor, duke vrarë 158 njerëz, shumica nga ta fëmijë.

XS
SM
MD
LG