Ndërlidhjet

Protesta në Afganistan në mbështetje të sulmuesve në Paris


Afganistan
Afganistan

Qindra njerëz janë tubuar në jug të Afganistanit për të lavdëruar sulmin vdekjeprurës kundër revistës satirike franceze Charlie Hebdo.

Demonstrata është zhvilluar në qarkun Kori të provincës Oruzgan.

Dy persona të armatosur kanë vrarë të mërkurën 12 njerëz në zyrat e revistës në Paris, e cila ka qenë vazhdimisht e kërcënuar për shkak të karikaturave të saj me Profetin Muhammad.

Sulmuesit kanë brohoritur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) dhe kanë thënë se duan të hakmerren për Profetin gjatë sulmit.

Zyrtarët afganë kanë thënë se demonstruesit i kanë cilësuar sulmuesit si heronj dhe kanë kundërshtuar deklaratat e presidentit afgan, Ashraf Ghani, me të cilat ka dënuar sulmin.

XS
SM
MD
LG