Ndërlidhjet

Grupi militant islamik i Hamasit ka dënuar sulmin vdekjeprurës në revistën satirike franceze Charlie Hebdo, duke thënë se “dallimet në opinione dhe mendime nuk mund të justifikojnë vrasjen”.

Hamasi po ashtu ka hedhur poshtë komentet e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili ka krahasuar sulmin në Paris me sulmet me raketa të Hamasit nga Rripi i Gazës në territorin e Izraelit.

Hamasi ka thënë se nuk ka asnjë lidhje midis “rezistencës së popullit tonë në njërën anë dhe terrorizmit global në anën tjetër”.

Dy persona të armatosur kanë vrarë të mërkurën 12 njerëz në zyrat e revistës në Paris, e cila ka qenë vazhdimisht e kërcënuar për shkak të karikaturave të saj me Profetin Muhammad.

Sulmuesit kanë brohoritur “Allahu Akbar” (Zoti është i madh) dhe kanë thënë se duan të hakmerren për Profetin gjatë sulmit.

XS
SM
MD
LG