Ndërlidhjet

Obama dhe Cameron takohen javën e ardhshme


Cameron dhe Obama - foto arkivi

Cameron dhe Obama - foto arkivi

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, do të presë javën e ardhshme në Uashington kryeministrin britanik, David Cameron.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se dy liderët do të kenë një darkë pune më 15 janar dhe do të takohen në Shtëpinë e Bardhë të nesërmen.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Cameron dhe Obama do të diskutojnë për disa çështje, nisur nga rritja ekonomike dhe tregtia ndërkombëtare deri te militantët islamikë dhe kriza në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG