Ndërlidhjet

logo-print

Aksident në Pakistan, 65 të vdekur


Pakistan

Pakistan

Policia pakistaneze ka bërë të ditur se së paku 65 njerëz kanë vdekur, pasi një autobus pasagjerësh është përplasur me një cisternë të naftës, pranë qytetit Karaçi.

Zyrtari i policisë, Rao Muhammad Anvaar, ka thënë se autobusi ka qenë i mbingarkuar me njerëz, në kohën e aksidentit.

Të dyja automjetet kanë shpërthyer në flakë pas përplasjes.

Zyrtarët kanë thënë se shumë trupa janë djegur nga temperaturat e larta që ka shkaktuar djegia e naftës.

XS
SM
MD
LG