Ndërlidhjet

Besohet se është gjetur kutia e zezë e fluturimit 8501


Ilustrim
Ilustrim

Shefi ekzekutiv i kompanisë ajrore AirAsia, Tony Fernandez, ka thënë se ka “informacione të fuqishme” se kutia e zezë e fluturimit të rrëzuar QZ8501, është gjetur.

Përmes një postimi në Twitter, ai ka thënë se lajmi nuk është konfirmuar ende, porse informacionet janë optimiste.

Fluturimi QZ8501 është rrëzuar në Detin Java më 28 dhjetor, me 162 njerëz në bord.

Avioni ka qenë duke fluturuar nga Indonezia në Singapor.

Kërkimet për trupat e viktimave dhe pjesë të aeroplanit kanë qenë të ngadalshme, për shkak se janë penguar nga shirat sezonalë.

XS
SM
MD
LG