Ndërlidhjet

Sulmohet me zjarr edhe një gazetë gjermane


Ilustrim
Ilustrim

Policia në Gjermani ka arrestuar dy persona, të dyshuar për një sulm me zjarr kundër një gazete që ka ribotuar karikaturat e javores satirike franceze, Charlie Hebdo.

Autoritetet kanë thënë se dy të rinjtë janë arrestuar pranë ndërtesës së gazetës Hamburger Morgenpost, pasi janë ndezur alarmet e zjarrit rreth orës 2 të mëngjesit.

Detaje të tjera për të dyshuarit nuk janë zbuluar ende.

Gazeta Hamburger Morgenpost ka thënë se sulmi ka shkatërruar disa dosje në arkivin e saj, por nuk ka plagosur askënd.

Autoritetet kanë thënë se zjarri është shuar shpejt.

Sot, forca të shtuara të sigurisë janë vendosur pranë gazetave të tjera gjermane, të cilat kanë ribotuar karikaturat e Charlie Hebdo, një ditë pasi persona të armatosur, të lidhur me Al Kaidën, kanë vrarë 12 persona në zyrën e saj në Paris.

Me sulmin e 7 janarit, të armatosurit kanë thënë se duan të hakmerren për karikaturat e Profetit Muhammad.

XS
SM
MD
LG