Ndërlidhjet

logo-print

Merkel i bën presion Putinit për Ukrainën


Foto arkivi

Foto arkivi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se samiti katërpalësh për krizën në Ukrainë nuk do të mbahet derisa të mos ketë përparim në zbatimin e planit të Minskut për paqe.

Zëdhënësi i Merkelit, Steffen Seibert, ka bërë të ditur se Merkel dhe Putin kanë biseduar përmes telefonit të shtunën.

Merkel ka thënë se pret që Moska të përdorë ndikimin e saj te separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës për të arritur “zgjidhje konsensuale”.

Ajo i ka thënë Putinit se samiti i liderëve të Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, që është propozuar të mbahet në Astana të Kazakistanit, nuk mund të mbahet për shkak të mungesës së përparimit.

Samiti është propozuar të mbahet në Astana më 15 janar.

Seibert po ashtu ka thënë se Merkel ka diskutuar për krizën në Ukrainë edhe me presidentin e këtij vendi, Petro Poroshenko.

Mbi 4,700 njerëz janë vrarë në luftimet në lindje të Ukrainës qysh në muajin prill.

XS
SM
MD
LG