Ndërlidhjet

logo-print

Khamenei: Rënia e çmimit të naftës, dredhi politike


Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka pritur në Teheran presidentin e Venezuelës, Nicholas Maduro.

Ajatollahu ka thënë se mbështet bashkëpunimin për frenimin e rënies së çmimeve të naftës.

Ai ka thënë se “rënia e çuditshme e çmimeve të naftës” është “një dredhi politike që nuk ka lidhje me tregun”, por që ësshtë shkaktuar nga “armiqtë tanë të përbashkët”.

Maduro ka ndaluar në Teheran, gjatë një turneu të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), së cilës i përket edhe Venezuela.

Rënia gati 50 për qind e çmimit të naftës së papërpunuar qysh nga vera e kaluar, ka shkaktuar mungesa serioze të buxhetit në Iran dhe Venezuelë.

XS
SM
MD
LG