Ndërlidhjet

logo-print

Dy sulme vetëvrasëse në një kafene libaneze


Tripoli, Liban

Tripoli, Liban

Dy shpërthime vetëvrasëse kanë vrarë së paku nëntë persona dhe kanë plagosur më shumë se 30 të tjerë në qytetin Tripoli të Libanit.

Ushtria ka bërë të ditur se një sulmues vetëvrasës ka shpërthyer eksplozivët në një kafene, në lagjen Jabal Mohsen, të banuar me shumicë alavite.

Sipas zyrtarëve ushtarakë, sulmi i dytë ka ndodhur jashtë kafenesë, vetëm disa minuta pas të parit.

Dega e Al Kaidës në Siri, Fronti Al Nusra, ka marrë përgjegjësinë për sulmet.

Al Nusra ka thënë se sulmuesit vetëvrasës kanë qenë shtetas libanezë, të trajnuar në Siri.

Luftimet midis shumicës sunite në Tripoli dhe pakicës alavite kanë lënë shumë njerëz të vrarë në vitet e fundit.

Banorët e Jabal Mohsenit mbështesin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, i cili është ndjekës alavit.

Familja e Assadit ka udhëhequr Sirinë gjatë 40 vjetëve të kaluar.

XS
SM
MD
LG