Ndërlidhjet

Dëgjohen zhurma nga kutia e zezë e fluturimit MZ8501


Ilustrim

Ilustrim

Autoritetet që janë duke kërkuar kutinë e zezë të aeroplanit të rrëzuar të kompanisë AirAsia, kanë thënë se kanë dëgjuar më shumë zhurma, një ditë pasi bishti i avionit është nxjerrë nga Deti Java.

Anijet indoneziane kanë zbuluar sinjalet rreth katër kilometra larg vendit ku është gjetur bishti.

Por, autoritetet kanë thënë se është herët të konfirmohet nëse zërat vijnë nga kutia e zezë.

Fluturimi MZ8501 është rrëzuar më 28 dhjetor, me 162 njerëz në bord.

Avioni ka qenë duke fluturuar nga Indonezia në Singapor.

Deri në tash janë gjetur vetëm 48 trupa të viktimave.

Kërkimet janë penguar vazhdimisht nga valët e mëdha të detit dhe rrymat e fuqishme.

Kutia e zezë përmban të dhëna për fluturimin, që mund të ndihmojnë për të përcaktuar shkakun e rrëzimit.

Ajo lëshon zëra rreth 30 ditë dhe më pas bateritë e saj zbrazen.

Kështu që kanë mbetur edhe dy javë para se kutia e zezë të heshtë.

XS
SM
MD
LG