Ndërlidhjet

logo-print

Njëri nga pengjet në Sidnej mund të jetë vrarë nga policia


Sidnej - dhjetor, 2014.

Sidnej - dhjetor, 2014.

Njëra nga viktimat e rrethimit të kafenesë në Sidnej mund të jetë vrarë nga policia, raportojnë mediat në Australi.

Daily Telegraph dhe Sydney Morning Herald raportojnë se Katrina Dawson, 38 vjeçe, është vrarë kur zyrtarët policorë kanë sulmuar kafenenë Lindt, në të cilën iraniani Man Haron Monis mbante peng 17 persona.

Ajo ka qenë njëra nga dy viktimat e pengmarrjes së muajit të kaluar.

Tori Johnson, menaxher i kafenesë, thuhet se është qëlluar në kokë nga personi i armatosur, i cili ka detyruar pengjet të mbajnë në duar një flamur islamik.

Hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar dhe është thënë se nuk do të lëshohet asnjë shkak zyrtar i vdekjeve derisa të mos kryhen hetimet.

Dawson ka qenë nënë e tre fëmijëve të vegjël.

XS
SM
MD
LG