Ndërlidhjet

logo-print

Hollande: Parisi është sot kryeqyteti i botës


Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se Parisi është sot “kryeqyteti i botës”.

Mbi një milion njerëz pritet të mblidhen në Paris, për një marshim historik kundër ekstremizmit.

“I gjithë vendi do të ngrihet në këmbë”, u ka thënë Hollande ministrave.

Parisi është tronditur këtë javë nga disa sulme terroriste.

Islamistët radikalë kanë sulmuar javoren satirike franceze “Charlie Hebdo”, duke vrarë 12 njerëz.

Ata kanë vrarë po ashtu një police franceze, si dhe katër pengje në një dyqan hebre.

Në marshimin e sotëm pritet të marrin pjesë dhjetëra liderë botërorë, në mesin e tyre edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi.

XS
SM
MD
LG