Ndërlidhjet

Federer siguron 1,000 fitore në tenis


Roger Federer

Roger Federer

Tenisti Roger Federer ka siguruar fitoren e 1,000-të në karrierën e tij, pasi ka mposhtur Millosh Raoniqin dhe ka fituar titullin e turneut Brisbane International.

Zvicerani Federer, 33 vjeç, ka mundur shtetasin kanadez me rezultat 6-4, 6-7, 6-4.

Tenisti numër dy në botë është bërë i treti, pasi Jimmy Connors dhe Ivan Lendl, që arrin 1,000 fitore.

“Kam luajtur shumë tenis me vite, andaj 1,000 fitore thonë shumë për mua”, ka thënë Federer.

XS
SM
MD
LG