Ndërlidhjet

Vdes Anita Ekberg, “perëndesha e seksit”


Romë - foto ilustruese

Romë - foto ilustruese

Anita Ekberg, ylli i filmit italian “La Dolce Vita”, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Ajo është cilësuar si “perëndeshë e seksit” për performancën e saj në filmin e Federico Fellinit më 1960.

Momenti kur ajo çan përmes fontanën Trevi të Romës, me fustan dekolte, konsiderohet si një nga skenat ikonë të kinemasë.

Ekberg ka vdekur mëngjesin e sotëm në Romë, ka konfirmuar avokati i saj.

Ajo ka lindur në Malmo të Suedisë më 1931.

XS
SM
MD
LG