Ndërlidhjet

Edhe 19 sulme kundër IS-it në Siri dhe Irak


Ilustrim
Ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ka kryer 19 sulme të reja kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak, ka bërë të ditur ushtria amerikane.

Nga dhjetë sulmet në Siri, nëntë kanë goditur caqet e IS-it pranë qytetit Kobani, në kufi me Turqinë, ndërsa një pranë qytetit Albu Kamal, pranë Irakut.

Ndërkaq, nëntë sulmet në Irak kanë goditur forcat militante pranë Arbilit, Mosulit, Sinjarit dhe Al Asadit.

Të gjitha sulmet kanë ndodhur midis mëngjesit të së shtunës dhe mëngjesit të së dielës, ka bërë të ditur ushtria e Shteteve të Bashkuara përmes një deklarate.

XS
SM
MD
LG