Ndërlidhjet

Pegida-s i kërkohet të anulojë protestat anti-islamike


Pamje nga një protestë e Pegida-s në muajin dhjetor.

Pamje nga një protestë e Pegida-s në muajin dhjetor.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Mass, i ka bërë thirrje lëvizjes anti-islamike të vendit, Pegida, që të anulojë demonstratën e ardhshme në Dresden, të planifikuar për 12 janar.

Mass i ka thënë të përditshmes Bild se grupi i quajtur Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Evropës, ose Pegida, “thjesht do të anulonte demonstratën nëse ka një copë mirësjellje”.

Pegida ka kërkuar nga pjesëmarrësit në protestën e 12 janarit që të veshin shirita të zinj në duar, në kujtim të 17 viktimave të sulmeve terroriste në Paris.

Mass ka thënë se viktimat në Paris nuk meritojnë të përdoren nga agjitatorë të tillë.

Më 10 janar, rreth 35,000 njerëz janë mbledhur në Dresden për të protestuar kundër racizmit dhe ksenofobisë, si dhe për të promovuar tolerancën.

XS
SM
MD
LG