Ndërlidhjet

Thaçi: Po dëshmojmë solidaritet


Paris, 11 janar 2015.
Paris, 11 janar 2015.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë nga Parisi se prania në “Marshimin e Bardhë”, përkrah liderëve botërorë, po dëshmon solidaritetin me popullin francez, si dhe vendosmërinë për të mbrojtur fjalën e lirë dhe vlerat dhe të drejtat universale të njerëzimit.

"Me anë të marshimit që jam duke bërë bashkë me dhjetëra liderë botërorë dhe qindra mijëra qytetarë të Parisit, po dëshmojmë solidaritetin tonë me popullin francez, si dhe vendosmërinë për të mbrojtur fjalën e lirë dhe vlerat dhe të drejtat universale të njerëzimit".

"Të mbledhur të gjithë në vendlindjen e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut dhe Qytetarit të 1789, ne po tregojmë se bota e qytetëruar nuk heq dorë nga themelet ku mbështetet dhe nuk gjunjëzohet para terrorizmit", shkruar Thaçi në Facebook.

Mbi 1 milion njerëz janë duke marrë pjesë në marshimin në Paris, për nder të viktimave të sulmeve terroriste në këtë qytet.

XS
SM
MD
LG