Ndërlidhjet

Hollande i telefonon “shpëtimtarit mysliman”


Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Presidenti i Francës, Francois Hollande.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, i ka telefonuar sot një punonjësi mysliman të dyqanit të ushqimeve në Paris, ku një person i armatosur ka vrarë katër pengje.

Lassana Bathily, me origjinë nga Mali, po vlerësohet gjithandej për fshehjen e konsumatorëve gjatë rrethimit.

Ai ka futur 15 konsumatorë në një frigorifer në bodrum, pasi një islamist i armatosur ka hyrë në dyqan më 9 janar.

“U kam thënë të qetësohen, mos të bëjnë zhurmë, sepse nëse na dëgjon, do të vijë poshtë dhe do të na vrasë”, ka rrëfyer Bathily, 24 vjeç, për transmetuesin francez BFMTV.

Përdoruesit e mediave sociale kanë bërë thirrje që Bathilyt t’i jepet ose shtetësia franceze, ose Medalja e Nderit, që është dekorata më e lartë e vendit.

Personi i armatosur ka vrarë katër pengje dhe një police, përpara se është vrarë në të shtënat me policinë.

XS
SM
MD
LG