Ndërlidhjet

Jahjaga në Paris: Sulmet nuk mund të na zmbrapsin


Paris
Paris

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila u është bahkuar liderëve të tjerë evropianë dhe botërorë në Marshimin e Unitetit në Paris, ka thënë se kjo ngjarje dëshmon “solidaritetin e botës demokratike me popullin e Francës, që ka përjetuar këto ditë akte të rënda të barbarisë mbi qytetarët e saj dhe sulme mbi një prej vlerave më të çmuara të shoqërisë - lirinë e shprehjes dhe të fjalës”.

“Sulmet mbi vlerat demokratike dhe mbi lirinë e shoqërive tona nuk mund të na zmbrapsin nga lufta e përbashkët për ndërtimin e një bote më të sigurt”, ka thënë Jahjaga përmes një postimi në Facebook.

Mbi një milion njerëz kanë marrë pjesë në marshimin e së dielës në Paris, për të nderuar 17 viktimat e sulmeve terroriste në këtë vend.

Lexoni edhe këtë.

XS
SM
MD
LG