Ndërlidhjet

Marshime në Evropë, në solidaritet me Francën


Ilustrim

Ilustrim

Dhjetëra mijëra njerëz janë mbledhur në qytete anembanë Evropës, duke kënduar himnin kombëtar francez dhe duke mbajtur stilolapsa lart, në shenjë solidariteti me Francën, pas sulmeve terroriste në Paris që kanë lënë 17 njerëz të vrarë.

Rreth 20,000 njerëz kanë marshuar në Bruksel, duke mbajtur pankarta me mbishkrimet “Të bashkuar kundër urrejtjes” dhe “Liria e fjalës”.

Në Berlin janë mbledhur rreth 9,000 njerëz, ndërsa në Madrid qindra të tjerë kanë dalë në rrugë me flamujt francezë dhe duke kënduar himnin La Marseillaise.

Shumë demonstrues i janë bashkuar një tubimi tjetër në Madrid, të organizuar nga myslimanët, në stacionin Atocha.

Ky stacion ka qenë skenë e sulmit më të keq terrorist në historinë e Spanjës, i cili ka ndodhur në vitin 2004.

Organizatorët kanë pasur për qëllim të dënojnë dhunën që kryhet në emër të Islamit.

Po ashtu në Stokholm, rreth 3,000 njerëz kanë dalë në rrugë, shumë nga ta duke mbajtur lapsat në ajër.

XS
SM
MD
LG