Ndërlidhjet

Indonezi: Autoritetet e gjetën një kuti të zezë të aeroplanit të rrëzuar


Marina e Indonezisë gjatë nxjerrjes së trupave të pajetë nga aeroplani i rrëzuar më 28 dhjetor

Marina e Indonezisë gjatë nxjerrjes së trupave të pajetë nga aeroplani i rrëzuar më 28 dhjetor

Autoritetet e Indonezisë thonë se e kanë gjetur njëren prej dy kutive të zeza të aeroplanit të udhëtarëve të kompanisë AirAsia, i cili para më tepër se dy javësh është përplasur në Detin Xhava.

Shefi i agjencisë së Indonezisë për kërkim dhe shpëtim, Henry Bambang Soelistyo, tha se kjo kuti është gjetur nga zhytësit nën një krah të aeroplanit dhe është sjellur mbi sipërfaqe sot herët në mëngjes.

Sipas tij, është gjetur edhe një tjetër kuti e zezë, dhe ajo pritet që të sillet mbi sipërfaqe të detit brenda disa orëve.

Vlerësohet se nga të dhënat nga këto dy kuti do të mund të zbulohet se çka ndikoi në rrëzimin e aeroplnait më 28 dhjetor, me ç’rast u vranë të 162 udhëtarët në të.

XS
SM
MD
LG