Ndërlidhjet

Pakistan: Rihapet shkolla pas masakrës së talibanëve


Përkujtim i viktimave të masakrës së talibanëve në shollën në Peshavar
Përkujtim i viktimave të masakrës së talibanëve në shollën në Peshavar

Në Pakistan është rihapur shkolla, e cila ishte mbyllur pas masakrës së talibanëve, më 16 dhjetor.

Studentët dhe familjet e tyre sot janë kthyer në Shkollën Publike Ushtarake në Peshavar, pasi ka përfunduar pushimi i gjatë dimëror.

Nga sulmi i militantëve talibanë në këtë shkollë ishin vrarë 142 nxënës dhe 9 pjesëtarë të personelit.

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës nga militantët islamikë për vite të tëra në Pakistan.

Masat e sigurisë në këtë dhe në shkollat e tjera të Pakistanit janë shtuar.

XS
SM
MD
LG