Ndërlidhjet

SHBA: Golden Globe – filmit rus Leviathan


Aktorja Kathy Bates me shenjën "Je Suis Charlie" gjatë manifestimit Golden Globe
Aktorja Kathy Bates me shenjën "Je Suis Charlie" gjatë manifestimit Golden Globe

Filmi rus, Leviathan, e ka fituar çmimin Golden Globe, si filmi më i mirë në gjuhë të jashtme.

Kjo dramë e regjisorit, Andrei Zvyaginstev, e trajton një tregim të një njeriu, që lufton kundër një udhëheqësi të korruptuar.

Meqë qeveria ruse ka paguar afro 35% të shumës së nevojshme për këtë film, shumë vetë kanë shprehur befasi për përshkrimin e errët të vendit të fortë, por i cili nuk kujdeset për të tjerët.

Çmimet vjetore Golden Globe për të 72-tën herë u dhanë mbrëmë vonë në Beverli Hills në Kaliforni.

Gjatë manifestimit, aktorët kanë mbajtur lart mbishkrimet me të cilat mbrohej liria e të shprehurit, pas vrasjes së gazetarëve të revistës javore satirike franceze, Charlie Hebdo, në Paris javën e kaluar.

Filmi Boyhood, që është përgatitur për më tepër se 12 vite dhe ku portretizohet rritja e fëmijës deri në adoleshencë, i ka fituar tri çmime: drama më e mirë, regjisori më i mirë dhe aktorja më e mirë e rolit mbështetës.

XS
SM
MD
LG