Ndërlidhjet

Francë: Shtohet siguria në shkollat hebreje


Siguria në Francë është shtuar

Siguria në Francë është shtuar

Franca planifikon vendosjen e afro 5 mijë policëve për t’i mbrojtur shkollat hebreje, pas sulmit të militantëve islamikë kundër një qendre me artikuj ushqimor të hebrenjëve në Paris.

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, tha se ushtarët, po ashtu, do të dërgohen si përforcime.

Ai këto njoftime i bëri sot gjatë një fjalimi para prindërve të nxënësve në një shkollë hebreje në Paris, që është njëra nga 700 shkollat e tilla në Francë.

Katër prej 17 të vrarëve në sulmet, që e kanë tronditur Parisin dhe gjithë botën, u vranë në këtë qendër, pasi ishin zënë peng nga militanti i armatosur, Amedy Coulibaly, më 9 janar.

Presidenti francez, Francois Hollande, e ka dënuar sulmin duke e cilësuar si një “akt të tmerrshëm anti-semit”.

Izraeli pret që ardhja e hebrenjëve nga Franca këtë vit do të përshpejtohet.

XS
SM
MD
LG