Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi i militantëve – 7 ushtarë të vrarë


Pjesëtarë të policisë dhe ushtarë gjatë një kontrolli
Pjesëtarë të policisë dhe ushtarë gjatë një kontrolli

Zyrtarët pakistanezë thonë se shtatë ushtarë janë vrarë sot nga një sulm me përmasa të gjëra kundër një pike të sigurisë në provincën jugperëndimore, Baloçistan.

Një zëdhënës ushtarak tha se afro 40 militantë e kanë sulmuar këtë pikë në rajonin malor Mekhtar. Ai, megjithatë, nuk tha se kush e kishte ndërmarrë këtë sulm.

Por, agjencia AFP ka raportuar se një grup militant nga Baloçistani e kishte marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

XS
SM
MD
LG