Ndërlidhjet

Irak: Tri vjet për ristrukturimin e ushtrisë


Haidar al-Abadi

Haidar al-Abadi

Kryeministri i Irkaut, Haidar al-Abadi, ka thënë mbrëmë vonë se do të duhen së paku 3 vjet për ripërtritjen dhe ristrukturimin e ushtrisë dhe se këtë punë e vështirëson lufta aktuale me militantët e Shtetit Islamik.

Sulmet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i kanë ndihmuar forcat ushtarake irakiane dhe aleatët e tyre shiitë dhe kurdë, për të kthyer territore që ishin okupuar nga militantët islamikë.

Megjithatë, zotit Abadi e ka kritikuar atë që ai e ka cilësuar si ndihmë e “ngadalshme” e forcave ndërkombëtare për ushtrinë e Irakut, megjithqë ka theksuar se gjatë dy javëve të kaluara, kjo ndihmë është përshpejtuar.

Këto komente ai i bëri në Kajro të Egjiptit ku është takuar me presidenti, Abdel Fattah al-Sisi.

XS
SM
MD
LG