Ndërlidhjet

Kerry: Raportet me Francën nuk janë çështje e një dite apo momenti


John Kerry duke folur sot para gazetarëve në Gujarat të Indisë

John Kerry duke folur sot para gazetarëve në Gujarat të Indisë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha se raportet e Shteteve të Bashkuara me Francën nuk janë çështje e një dite:

“Marrëdhënia me Francën nuk është për një ditë apo për një moment të veçant. Është një marrëdhënie afatgjatë që vazhdon dhe që është thellë e bazuar në vlerat e përbashkëta, dhe veçanërisht në përkushtimin që ne e ndajmë për liri të shprehjes”, tha John Kerry, duke folur sot para gazetarëve në Gujarat të Indisë.

Ai tha se do të udhëtoj për në Paris më 15 dhe 16 të këtij muaji për bisedime me zyrtarët francezë, lidhur me luftën kundër dhunës ekstremiste, pas sulmit vdekjeprurës të militantëve islamistë.

Administrata e presidentit amerikan, Barack Obama, po ballafaqohet me kritika për mosdergim të ndonjë zyrtari të lartë në tubimin e protestës së mbrëmshme në Paris, në të cilin kishin marrë pjesë më se një milion njerëz, përfshirë afro 40 liderë botërorë.

XS
SM
MD
LG