Ndërlidhjet

Vuçiq, të mërkurën në Kosovë


Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të qëndrojë në Kosovë me 14 janar. Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, shërbimi për media i kryeministrit serb.

Iniciativa qytetare Serbe nga Ranillugu, përmes rrjetit social Facebook, u ka bere thirrje qytetarëve të interesuar që t’i bashkohen pritjes për kryeministrin serb Vuçiq në Graçanicë, me 14 janar, në orët e pasdites.

Vuçiq do t’i vizitojë mjediset në të cilat jetojnë serbët në Kosovë.

Ndryshe, ditën e hënë, ka nisur fushata për zgjedhjen e kryetarit të komunës së Graçanicës, për shkak se kryetari i deritashëm i kësaj komune, Branimir Stojanoviq, ka dhënë dorëheqje, pas zgjedhjes së tij për zëvendës kryeministër në Qeverinë e Kosovës.

XS
SM
MD
LG