Ndërlidhjet

Sulmuesja e dyshuar në Paris "gjendet në Siri"


Ilustrim

Ilustrim

Turqia thotë se e dyshuara për bashkëpunim me njërin prej militantëve që e ka kryer sulmin vdekjeprurës në Paris gjatë javës së kaluar, ka udhëtuar për në Siri më 8 janar.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, i ka thënë sot agjencisë shtetërore Anadolu Agency, se Hayat Boumedienne ka arritur në aeroportin e Stambollit më 2 janar dhe ka qëndruar në një hotel.

Mevlut Cavusoglu thotë se Boumedienne e ka kaluar kufirin dhe ka shkuar në Siri në ditën e njëjtë që partneri i saj Amedy Coulibaly e ka vrarë policen në Paris, vrasje e cila ka ngjarë një ditë pas sulmit në revistën satirike Charlie Hebdo.

Autoritetet franceze janë ende në kërkim të bashkëpunëtores së Amedy Coulibaly dhe bashkëpunëtorëve të mundshëm të dy sulmuesve në Charlie Hebdo.

Dy vëllezëit e dyshuar për sulmin si dhe Coulibaly, janë vrarë të premten nga policia franceze gjatë operacionit për kapjen e tyre përkatësisht për lirimin e pengjeve të marra në supermarket.

XS
SM
MD
LG