Ndërlidhjet

Afganistani kompleton kabinetin qeveritar


Ilustrim
Ilustrim

Pas disa muaj të vonesave në kompletimin e kabinetit, zyra e presidentit afgan Ashraf Ghani, i ka publikuar emrat që do ta përbëjnë kabinetin e tij.

Shefi i stafit në presidencë, Abdul Salam Raheemi, sot i ka shpallur 25 kandidatët gjatë një ceremonie që është mbajtur në Kabul.

Kabineti përfshin tri gra që do t’i udhëheqin sektorët e arsimit, informimit dhe kulturës si dhe ministrinë për çështje të grave.

Presidenti Ghani dhe riveli i tij zgjedhor i cili tashmë është shef ekzekutiv, Abdullah Abdullah, janë grindur për javë të tëra përkirtazi me përbërjen e kabinetit.

Vonesat në përzgjedhjen e kabinetit patën ngritur dyshime nëse qeverisja e të dyve mund të mbijetoj.

XS
SM
MD
LG