Ndërlidhjet

Ushtari rus, i dyshuar për vrasjen e një familje në Armeni


Vendi ku janë vrarë gjashtë antarë të një familje në Armeni

Hetuesit në Armeni thonë se një ushtar rus është i dyshuar për vrasjen e gjashtë antarëve të një familje në Gyumri, qytet në të cilin është e vendosur një bazë ushtarake ruse.

Komiteti shtetëror i hetuesisë në Armeni thotë se gjashtë antarët e familjes Avetisian, përfshirë edhe në vajzë dy vjeçe, janë gjetur të vrarë në shtëpinë e tyre sot. Një djalë gjashtë muajsh i së njëjtës familje, është shtrirë në spital për shkak të plagëve të marra.

Hetuesit thonë se viktimat janë qëlluar me armë AK-47.

Komiteti hetues thotë se i dyshuari Valery Permyakov, në mënyrë të paligjshme mëngjesin e sotëm është tërhequr nga njësia e tij.

Hetuesit thanë se çizmet ushtarake me inicialet e tij, janë gjetur në vendin e krimit.

Rusia i ka rreth 3 mijë ushtarë në bazën ushtarake në Gyumri, bazë e cila konsiderohet ndër më të mëdhatë që i ka Rusia jashtë vendit.

Armenia është anëtare e Organizatës për Siguri Kolektive dhe e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik, dy grupacione të dominuara nga ish-republikat sovjetike.

XS
SM
MD
LG