Ndërlidhjet

Kina i vret gjashtë të dyshuar për sulme në Xinjiang


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Kinë kanë njoftuar se policia i ka qëlluar dhe i ka vrarë gjashtë persona të dyshuar për planifikimin e sulmeve me bomba në rajonin perëndimor Xinjiang.

Agjencia pro-qeveritare e lajmeve në Xinjiang, ka njoftuar se policia e ka vrarë sot një person i cili me sëpatë po përpiqej ta shpërthente një mjet eksploziv në qytetin Shule.

E njëjta agjenci ka njoftuar se pesë të dyshuar të tjerë për sulme, janë qëlluar dhe janë vrarë gjatë një operacioni tjetër nga ana e policisë.

Të dyshuarit që janë vrarë, nuk janë identifikuar.

Më shumë se 400 persona janë vrarë gjatë dy viteve të fundit si rezultat i dhunës për të cilën qeveria i fajëson myslimanët ujgurë.

Ujgurët në vazhdimësi janë ankuar për trajtimin e tyre jo të mirë nga ana e sundimit kinez.

XS
SM
MD
LG