Ndërlidhjet

logo-print

John Kerry arrin në Pakistan


Ukraine -- US Secretary of State John Kerry gestures as he arrives at the International Airport in Kyiv, March 4, 2014

Ukraine -- US Secretary of State John Kerry gestures as he arrives at the International Airport in Kyiv, March 4, 2014

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka arritur në Pakistan për një vizitë të paparalajmëruar, për të diskutuar rreth sigurisë dhe luftën kundër militantëve.

Një zyrtar i Ministrisë së Jashtnme në Pakistan, ka thënë se Kerry ka arritur sot në bazën ajrore Nur Khan në Rawalpindi, që gjendet afër Islamabadit.

Kerry do të takohet me kryeministrin Nawaz Sharif për të diskutuar rreth çështjeve politike dhe të sigurisë.

Se përballja me militantët është sfidë e madhe për Pakistanin është theksuar pas sulmit të talebanëve në një shkollë më 16 dhjetor, ku kanë mbetur të vdekur më shumë se 150 persona, shumica nga ta fëmijë.

Vizita e Kerryt përkon me rihapjen e shkollës në Peshawar.

XS
SM
MD
LG