Ndërlidhjet

Viktor Yanukovych në listën e Interpolit


Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych

Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych

Ish-presidenti i Ukrainës, Viktor Yanukovych, është vendosur në listën e Interpolit, në mesin e personave të kërkuar ndërkombëtarisht.

Një version online i Interpolit thotë se Yanukovych është i kërkuar për “shpërdorim, përvetësim apo konvertim të pronës nga kryerja e veprës penale të korrupsionit”

Viktor Yanukovych ka ikur në Rusi në shkurt të vitit 2014 pas disa muaj protesta në rrugët e Kievit kundër refuzimit të tij për integrim në BE.

Vendosja e tij në Interpol, sipas autoriteteve në Kiev, e fuqizon çdo forcë policore që ta ndaloj ish-presidentin dhe ta dorëzoj atë tek autoritetet në Ukrainë.

Ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, ka thënë sot se ish-kryeministri Mykola Azarov dhe djali i ish-presidentit Viktor Yanukovych, Oleksandr, gjithashtu janë në listën e Interpolit bashkë me emrat e disa ish-zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë së kaluar.

XS
SM
MD
LG