Ndërlidhjet

Sipas një kleriku saudit, dordoleci është anti-islamik


Ilustrim

Ilustrim

Një klerik i shquar i Arabisë Saudite ka lëshuar një vendim fetar që ndalon ndërtimin e dordolecave, duke thënë se ata janë anti-islamikë.

Sheiku Mohammed Saleh al-Munajjid ka thënë se ndërtimi i dordolecave do të thotë krijim i një imazhi të qenies njerëzore – një veprim që konsiderohet mëkatar nën interpretimin e rreptë të Islamit sunit në Arabinë Saudite.

Në vendimin e tij, të publikuar në një ueb-faqe, kleriku Munajjid ka shkruar: “Nuk lejohet të bëhet statujë nga bora, qoftë edhe për lojë. Zoti u ka dhënë njerëzve hapësirë të krijojnë çfarëdo që nuk ka shpirt, përfshirë drunj, anije, fruta, ndërtesa e kështu me radhë”.

XS
SM
MD
LG