Franca ka thënë se ka mobilizuar 10,000 trupa për të forcuar sigurinë dhe se do të dërgojë mijëra policë për të mbrojtur shkollat hebreje.
Ministria e Mbrojtjes ka thënë se trupat do të dislokohen nga mbrëmja e së martës, në zonat e ndjeshme.
Kjo është hera e parë që trupat dislokohen brenda Francës në një shkallë të tillë.
Lajmi pason sulmet terroriste, që kanë ndodhur javën e kaluar në Paris.
Në një tjetër zhvillim, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka bërë të ditur se do të udhëtojë në Paris këtë javë, për bisedime me zyrtarët francezë.
Kerry ka thënë se do të qëndrojnë atje më 15 dhe 16 janar.
Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, po përballet me kritika, pasi nuk ka dërguar askënd në marshimin e së dielës në Paris, i cili është ndjekur nga më shumë se 1 milion njerëz, përfshirë 40 liderë botërorë.