Ndërlidhjet

Rreth konfliktit në Ukrainë ka mosmarrëveshje serioze


Ministri i jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics
Ministri i jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics

Ministri i jashtëm i Letonisë, teksa po e viziton Moskën thotë se “mosmarrveshjet serioze” rreth konfliktit në Ukrainë nënkupton se duhet kohë e gjatë për gjetjen e zgjidhjes.

Edgars Rinkevics, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së BE-së, ka folur sot në një konferencë përbashëkët me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov, pas një takimi të realizuar.

“Mendoj se procesi i zgjidhjes së konfliktit dhe i negociatave do të jenë të komplikuara”, ka thënë Rinkevics.

Për shkak të mosmarrëveshjeve serioze, sipas tij, ky proces merr kohë.

Edgars Rinkevics ka arritur në Moskë pas takimit që ka pasur më 9 janar ne zyrtarët ukrainasë në Kiev.

Takimi i tij me Lavrov është mbajtur disa orë para se ky i fundit të takohet në Berlin me ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Ukrainës dhe Francës.

Më shumë se 4 mijë e 700 persona janë vrarë gjatë konfliktit në mes të forcave qeveritare dhe seperatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Rusia e mohon faktin se është e përfshirë në konfliktin e Ukrainës dhe po i ndihmon seperatistët atje, ndërsa në vazhdimësi e ka fajësuar Kievin dhe Perëndimin për konfliktin.

Gjatë takimit me Edgars Rinkevics, Sergei Lavrov nuk e ka dhënë asnjë shenjë të ndryshimit të pozicionit nga ana e Moskës.

XS
SM
MD
LG