Ndërlidhjet

logo-print

Ministrat e jashtëm diskutojnë sonte për Ukrainën


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministrat e jashtëm të Ukrainës, Rusisë, Gjermanisë dhe Francës, do të takohen sonte në Berlin për të diskutuar në lidhje me konfliktin në Ukrainë.

Takimi i sotëm mbahet në kohën kur kanë ndodhur një seri takimesh të diplomatëve të ndryshëm me qëllim që t’i jepet fund krizës në Ukrainë, përfshirë këtu edhe takimin gjatë fundjavës në Paris të udhëheqësve gjermanë, francezë dhë ukrainasë.

Teksa ka folur sot në Moskë, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, ka thënë se Moska pret që takimi i Berlinit të ndihmoj në zbatimin e plotë për atë që është dakorduar muaj më parë në Minsk.

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë të shtunës ka biseduar në telefon me presidentin rus Vladimir Putin ndërsa gjatë të premtës është takuar me presidentin e Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev.

Merkel i ka thënë Putinit se pret nga Moska që ta përdorë ndikimin e saj tek seperatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG