Ndërlidhjet

logo-print

Kapsula Dragon arrin në hapësirë


Ilustrim

Ilustrim

Kapsula me mallra Dragon e kompanisë amerikane SpaceX ka arritur në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Televizioni i NASA-s ka treguar astronautët duke përdorur një vinç robotik për të tërhequr kapsulën nga orbita.

Dragon është nisur nga baza Cape Canaveral në Floridë, më 10 janar.

Kapsula ka bartur mbi 2,300 kg ushqime, veshje dhe pajisje për ekuipazhin gjashtëanëtarësh të stacionit.

Ajo do të mbetet e ankoruar në stacion për rreth katër javë, para se të kthehet në Tokë.

XS
SM
MD
LG