Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov thotë se sulmuesit e Charlie Hebdo kanë luftuar në Siri


Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov, ka deklaruar se dy vëllezërit e dyshuar për lidhjet e tyre me Al-Qaedan të cilët e kanë kryer sulmin e javës së kaluar në Paris, janë trajnuar dhe kanë luftuar krahas militantëve islamikë në Siri.

Cherif dhe Said Kouachi janë qëlluar për vdekje nga forcat franceze më 9 janar, pasi më 7 janar gjatë një sulmi në zyrat e së përjavshmës satirike Charlie Hebdo në Paris, i kanë vrarë 12 persona.

Teksa ka folur sot në Moskë, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se vëllezërit Kouachi “e kishin mësuar artin e terrorizmit në Siri ku kanë luftuar në anën e atyre që kanë punuar për kauzën që e kanë mbështetur kolegët tanë perëndimorë – kauzën e rrëzimit të presidentit sirian Bashar al-Assad”.

Lavrov nuk ka treguar se ku i ka marrë këto informacione.

Cherif Kouachi, 32 vjeçar ishte dënuar në Francë për përfshirjen e tij në një rrjet që po rekrutonte persona për të luftuar krahas militantëve të Al-Qaeda në Irak.

Sipas burimeve franceze dhe sipas zyrtarëve nga intelegjenca e Jemenit, Said Kouachi, 34 vjeçar, në vitin 2009 ishte trajnuar krahas militantëve të Al-Qaeda në Gadishullin Arabik.

XS
SM
MD
LG