Ndërlidhjet

Lëvizja Pegida hap degën edhe në Zvicër


Foto nga arkivi - Protesta nga Pegida në Gjermani

Foto nga arkivi - Protesta nga Pegida në Gjermani

Lëvizja anti-islamike e cila është zgjeruar kohëve të fundit në Gjermani, ka njoftuar se e ka hapur zyrën e saj edhe në Zvicër dhe se planifikohet mbajtja e protestave dhe në këtë vend gjatë muajit të ardhshëm.

Dega në Zvicër e ka emrin e njëjtë sikurse ajo në Gjermani, Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Evropës apo shkurt Pegida.

Pegida në faqen zyrtare ka njoftuar se më 16 shkurt në një qytet të Zvicrës, do ta mbajnë një protestë.

Një kundër-protestë është paralajmëruar për të njëjtën ditë në Zvicër.

Javën e kaluar, Pegida në Gjermani ka mbledhur rreth 18 mijë njerëz të cilët kanë protestuar kundër islamizimit të Evropës ndërsa një protestë e ngjashme është paralajmëruar edhe për sonte.

Gjatë fundjavës, rreth 35 mijë qytetarë janë mbledhur në protesta për të kundërshtuar protestat e Pegida.

XS
SM
MD
LG