Ndërlidhjet

E dyshuara për sulme në Paris kapet nga kamerat në Turqi


Hayat Boumeddiene më 2 janar në aeroportin e Stambollit
Hayat Boumeddiene më 2 janar në aeroportin e Stambollit

Një video nga kamerat mbikëqyrëse tregon partneren e sulmuesit të dyqanit në Paris, Amedy Coulibaly, teksa arrin në aeroportin Sabiha Gokcen të Stambollit.

Videoja tregon Hayat Boumeddiene duke kaluar kontrollin e pasaportave me një burrë tjetër, më datën 2 janar.

Mendohet se ajo ndodhet tani në Siri.

Policia është në kërkim të saj, pasi Coulibaly dhe dy persona të tjerë të armatosur kanë kryer sulme terroriste në Paris, javën e kaluar.

Rreth 10,000 trupa janë vendosur në Francë, pas sulmeve.

Hayat Boumeddiene është identifikuar si e dyshuar nga policia franceze, edhe pse ajo ka lënë Francën para sulmeve.

Ministri i Jashtëm i Turqisë ka thënë se ajo ka arritur në Turqi më 2 janar nga Madridi dhe se ka vazhduar për në Siri gjashtë ditë më vonë.

Videoja nga kamerat e sigurisë është publikuar nga policia turke.

XS
SM
MD
LG