Ndërlidhjet

Pegida injoron kërkesën për mosmbajtje të tubimit


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Organizatorët e një demonstrate anti-islamike në qytetin lindor të Gjermanisë, Dresden, i kanë injoruar thirrjet nga zyrtarët gjermanë për ta anuluar mitingun e sontëm në nderë të viktimave të terrorit në Paris.

Evropianët Patriotë kundër Islamizimit të Evropës apo shkurt Pegida, kanë thënë në anën tjetër se pikërisht për shkak të sulmeve terroriste në Paris, mund ta marrin mbështetjen edhe të më shumë qytetarëve që do të protestojnë në Dresden dhe qytete tjera.

Ministri i Drejtësisë në Gjermani, Heiko Maas, i ka bërë thirrje organizatës Pegida që t'i anuloj këto tubime duke thënë se nuk kanë të drejtë që në emër të soplidaritetit me viktimat e terrorit, të krijojnë urrejtje ndaj myslimanëve.

Lëvizja Pegida ka organizuar tubime në Dresden çdo javë, që nga tetori duke tërhequr rreth 18 mijë marshues në një demostratë që është mbajtur më 5 janar.

Por për shkak të protestave të tyre anti-islamike, në qytete të ndryshme të Gjermanisë janë mbajtur protesta ku është kundërshtuar motoja e tyre.

Më shumë ka pasur protestues kundër Pegida, sesa mbështetës të Pegida.

XS
SM
MD
LG