Ndërlidhjet

logo-print

“Kalifati Kibernetik” sulmon Twitter-in e ushtrisë amerikane


Ilustrim

Ilustrim

Një grup i hakerëve kompjuterikë, që pretendon se ka lidhje me militantët e Shtetit Islamik, ka sulmuar llogarinë në Twitter të Komandës Qendrore të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Grupi ka postuar një mesazh në këtë llogari, i cili thotë: “Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, Kalifati Kibernetik vazhdon Xhihadin e tij kibernetik”.

Ai po ashtu ka postuar online emrat dhe adresat e gjeneralëve ushtarakë të SHBA-së, si dhe plane të supozuara të ushtrisë amerikane që përfshijnë Kinën dhe Korenë e Veriut.

Pentagoni e ka konfirmuar sulmin.

Kalifati Kibernetik ka qenë nën hetime nga FBI prejse ka nisur sulmet në faqet e Twitter-it të disa organizatave amerikane të lajmeve, në fillim të janarit.

Grupi po ashtu ka thënë se ka sulmuar bazën e të dhënave të FBI-së dhe paralajmëron sulme kibernetike kundër shtëpive dhe zyrave në gjithë SHBA-në.

XS
SM
MD
LG