Ndërlidhjet

Sulmet në Paris: 6 të dyshuar në arrati


Hayat Boumeddiene
Hayat Boumeddiene

Deri në gjashtë anëtarë të një qelize terroriste, të përfshirë në sulmet në Paris, mund të jenë ende në arrati.

Zyrtarë të policisë i kanë thënë agjencisë AP se autoritetet janë duke kërkuar në zonën e Parisit një Mini Cooper që i përket Hayat Boumeddiene, të vejës së Amedy Coulibaly.

Autoritetet turke thonë se ajo ndodhet tani në Siri.

Policia franceze është vënë në kërkim të saj pasi Coulibaly dhe dy persona të tjerë të armatosur kanë kryer sulme vdekjeprurëse javën e kaluar në Paris.

Franca ka thënë se ka dislokuar 10,000 ushtarë pas sulmeve që kanë vrarë 17 persona.

XS
SM
MD
LG